Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryeministër i Kosovës në një konferencë për medie ka thënë se këto zgjedhje dëshmojnë se Kosova është demokraci premtuese dhe vendi ynë premton shumë, shkruan arbresh.info.
“Këto zgjedhje dëshmojnë se Kosova është demokraci premtuese dhe vendi ynë premton shumë”, ka thënë ai.
Sipas tij AAK-ja, në këto zgjedhje ka fituar në tetë komuna të vendit.
Mirëpo, Haradinaj si kryeministër i vendit ka u ka ofruar bashkëpunim të gjithë kryetarëve të zgjedhur të komunave me votën e qytetarit.
“Si kryetar i qeverisë jam i bindur se do të kemi bashkëpunim të mirë me të gjithë kryetarët që kanë fituar në komuna”, ka thënë ai.
kryetari i AAK-së, Haradinaj i ka përgëzuar jo vetëm qytetarët për një proces zgjedhor të qetë por edhe partitë politike, KQZ-në dhe të gjithë mekanizmat që kanë monitoruar këto zgjedhje./arbresh.info/
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri