Haradinaj: Kosova afër ta shkruajë historinë, ëndrra për Botëror është pranë

23:42 | 15 Nëntor 2025
Q L

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Kombëtaren e Kosovës, pasi e ka siguruar për herë të parë në histori Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës pasi ka mundur Slloveninë 0-2.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se është krenar me djelmoshat e Kosovës.

“Kosova afër ta shkruajë historinë. Ëndrra për Botëror është pranë”.

“Krenar me ju!”, tha Haradinaj.

Fisnik Asllani kaloi Dardanët në avantazh në minutën e gjashtë për 0-1 dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën Petar Stojanoviq, i inkuadruar në pjesën e dytë, mori dy kartonë të verdhë për shtatë minuta, duke ia lehtësuar punën skuadrës mysafire.

Zan Karnicik ia thelloi telashet Sllovenisë kur shënoi një autogol bizar në minutën e 64-të.

Me këto tri pikë, Kosova tuboi 10 sosh në vendin e dytë të Grupit B, tri më pak se Zvicra në të parin e shtatë më shumë se Sllovenia në të tretin, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro.