Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka komentuar vendimin e fundit për rritjen e pagave në Qeveri.
“E kam rritur pagën time dhe kolegëve të mi. Është e pakuptimtë përgjegjësia politike, është e pakuptimtë që kryeministri ta ketë rrogën 1300 euro”.
Sipas Haradinajt, Qeveria që ai drejton nuk do t’i fshehë veprimet që bën dhe se nëse një kryeministër e ka pagën vetëm 1300 euro, ai do të duhej pastaj të vidhte.
Këto deklarata ai i bëri gjatë një pritje të organizuar për përfaqësuesit e medieve dhe shoqërisë civile me rastin e festave të fundvitit, transmeton Klan Kosova.
Sa i përket punës së gazetarëve, kreu i ekzekutivit tha se puna e tyre nuk është e lehtë “për shkak të dinamikës dhe mundësive financiare”./Klan Kosova/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...