Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot në Tiranë me kryeministrin bullgar, Boyko Borisov, në kuadër të konferencës “Aqaba”.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se ka kërkuar nga Borisov që të jetë avokat i Kosovës tek vendet e BE-së për të drejtën e qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë, raporton arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
Kryeministri Boyko Borisov u ka dhënë një dinamikë të re raporteve të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke lobuar që vendi ynë të jetë i barabartë me shtetet fqinje, për çka e falënderova në emër të popullit të Kosovës.
Në takim me homologun tim bullgar, në margjina të konferencës Aqaba në Tiranë, e njoftova atë për proceset në Kosovë, sidomos për progresin e arritur në sundimin e ligjit dhe kërkova nga homologu im që të jetë avokat i Kosovës te vendet e BE-së për të drejtën e qytetarëve tanë për lëvizje të lirë.
Po ashtu, i kërkova kryeministrit Borisov mbështetjen e vendit të tij që Kosova të anëtarësohet në mekanizmat e sigurisë ndërkombëtare./Arbresh.info

Ushtarët letonezë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri t...
Nwaneri pritet të huazohet tek gjiganti francez
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...