Kryetari i AAK-së dhe i nominuari për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, sot pasdite ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në Mitrovicë, ku theksoi se ajo që shohim me veri, është standard i dyfishtë.
“Unë po kërkoj që kontrabandën ta zëvendësojmë me tregtinë e lirë dhe të ligjshme. Për këtë kërkojmë kufi si i ka hije, për këtë kërkojmë ushtri si i ka hije, jo vetëm për shqiptarët por edhe për serbët e veriut”, ka theksuar Haradinaj.
Postimi i Hardinajt në Facebook:
Kërkojmë kufi dhe ushtri si i ka hije!
Ne jemi këtu për të qenë partnerë, jemi këtu të punojmë bashkë me fqinjët tanë, jemi këtu jo për t’u bërë lypsarë, por që të jetojmë në standarde dhe vlera të BE-së. Kërkojmë prej tyre që të mos përdorin standarde të dyfishta.
Ky vend këtu, kjo që shohim me veri, është standard i dyfishtë. Unë po kërkoj që kontrabandën ta zëvendësojmë me tregtinë e lirë dhe të ligjshme. Për këtë kërkojmë kufi si i ka hije, për këtë kërkojmë ushtri si i ka hije, jo vetëm për shqiptarët por edhe për serbët e veriut. Sepse janë njerëz të këtij vendi dhe janë njerëz në shtëpitë e tyre, në tokën e vet.
Dhe ne jemi që ata të ndjehen zot shpije në shtëpitë e veta, në tokën e vet, por jo ta lëmë në pasiguri.
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut
Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjet...
Dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq për krime...
Rina Maloku rikthehet pas një kohe të gjatë në rrjete social...
Kosovë, Shqipëri, Kroaci – mbahet takimi trepalësh për forci...