Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të kryesuar nga kryetari, Avni Hajdini.
Haradinaj vlerësoi angazhimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, si dhe protestën e sotme, të cilën e konsideroi si të dinjitetshme dhe në shërbim të realizimit të të drejtave të punëtorëve.
Kryeministri u zotua se Qeveria e Kosovës do të jetë partner i BSPK-së në përmbushjen e kërkesave të BSPK-së.
“Në mbledhjen e parë të Qeverisë do të ngritën shqetësimet e shprehura nga ana juaj. Nuk do të rrimë në pritje dhe do të ndërmarrim veprime konkrete në realizimin e kërkesave për të drejtat e punëtorëve në vend”, tha kryeministri Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj duke i siguruar që të gjithë do të kenë trajtim të barabartë, tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’i trajtoj me kujdes të veçantë të gjitha kategoritë e shoqërisë.
Nga ana e tij, kryetari BSPK-së, Avni Hajdini, kërkoi mbështetjen e kryeministrit Haradinaj që të respektohen të drejtat e punëtorëve, respektimi i orarit të punës si dhe të mos ketë diskriminim në pagë.
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...