Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo është paraqitur sot para Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor.
Rikalo ka thënë gjatë këtij takimi se ka vendosur si prioritet transparencën dhe hapjen e ministrisë me bujqit.
“Ajo që kemi vendosur si prioritet të rëndësishëm për punën tonë në radhë të parë është transparenca dhe hapja e Ministrisë për tërë publikun ashtu që dëshirojmë që çdo gjë që punohet në ministri aty të kenë qasje fermerët tanë, ka thënë Rikalo, shkruan arbresh.info.
Ndërkaq, kryetari i Komisionit për Bujqësi, Daut Haradinaj ka paraqitur disa kërkesa të vreshtarëve para Rikalos ndër të cilat edhe lirimi nga taksat për karburantet bujqësore dhe forcimin e inspektoratit të verërave dhe pijeve të forta alkoolike.
“Lirimi nga taksat doganore për mekanizmat përpunues të bujqësisë. Lirimi nga taksat për karburantet bujqësore, nafta industriale. Propozim që të shpallet zona e mbrojtur aty ku janë të mbjella me vreshta dhe që tejkalojnë masën e 50 hektarë. Të ketë inspektorat të verërave dhe pijeve të forta alkoolike pasi nuk ka kontroll të fortë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ishte i interesuar të dijë nga ministri Rikalo se sa janë të realizueshme këto kërkesa.
Nenad Rikalo iu përgjigj duke thënë se përkrahja e sektorit të vreshtarisë bëhet në harmoni me udhëzimet administrative./arbresh.info/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...