Kryeministri Haradinaj vazhdon të insistojë në kontratë të shkruar për njohje nga Serbia, në këmbim të heqjes së taksës. Këtë qëndrim e ka përsëritur edhe në takimin e radhës me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, në Zyrën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, të martën.
Por, zyrtarë amerikanë të cilët kanë rritur presionin për zgjidhjen e nyjës rreth dialogut e shohin të pamundur ofrimin e një garancie të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pezullimin e taksës është duke e kërkuar edhe kryeparlamentari Veseli, i cili kishte propozuar ngritjen e saj nga 10 në 100 për qind. Por Haradinaj vazhdon t’i rezistojë edhe kërkesës së ndërkombëtarëve.
Në kabinetin e kryetarit të Kuvendit,Kadri Veseli, ka shkuar të martën ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. Para se Veseli të shkonte në sallën ku mbahej seanca plenare, pranë kabinetit të tij është parë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me bu...
Osmani viziton familjen e Rugovës në rezidencën e tij në 20-...
Momenti kur Labi mësoi nga bashkëshortja në telefon se i ka ...
Rama: Prokurorëve u paguajmë rroga më të larta se unë dhe en...
Osmani ftohet nga Trump në Bordin e Paqes, Rama uron Kosovën
Edhe dhëndri i Trump’it Kushner në Shqipëri, shoqërohet me f...