Që nga dje skena politike kosovare duket se është ndarë në dy blloqe të mëdha. “Krahu i luftës” është bashkuar në njërën anë, duke lidhur një koalicion të gjerë mes partive PDK-AAK-“Nisma”. Atyre do t’u prij si kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj. Kurse në anën tjetër janë rreshtuar partitë e “paqes”, LDK-ja,AKR-ja dhe “Alternativa”.
Koalicioni i madh mes PDK-AAK-“Nismës” është arritur pak minuta para se të përfundoj afati zyrtar i KQZ-së për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore. Përveq koalicionit me AAK-në dhe Nismën, PDK ka arritur marrëeshje edhe me shtatë parti të tjera të vogla.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë dy marrëveshje, të cilat ata besojnë se do të jenë të rëndësishme për fatin e zgjedhjeve, ai me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe “Alternativën”.
Partia e vetme e cila ka vendosur t’i hyjë e vetme kësaj gare zgjedhore ka mbetur lëvizja “Vetëvendosje”. Kjo parti deri në orën e përcaktuar nga KQZ-ja nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për koalicion.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës