Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka takuar sot Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Peter Sørensen.
Në takim Haradinaj i ka premtuar Sorensenit se partia e tij do të jep kontribut direkt për formimin e shpejtë të institucioneve.
“Sot prita Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, z. Peter Sørensen. Në takim çmova rolin e tij dhe të Bashkimit Evropian, duke theksuar po ashtu rëndësinë e partneritetit BE–SHBA për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon.
E njoftova z. Sørensen për qëndrimin e Aleancës për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet, si dhe për angazhimin tonë në rikthimin e vendit në rrugën e integrimit euro-atlantik” shkruan Haradinaj në njoftim.
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë