Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeministrit shqiptar, Fatos Nano.
Përmes në postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Nano dha kontribut kyç në çështjet shqiptare në kohëra krize, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, z. Fatos Nano. Në emrin tim dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano, të afërmve, kryeministrit Edi Rama, Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve”.
“Mirënjohje për rolin e tij udhëheqës dhe vizionar. Kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize brenda dhe jashtë kufinjve të Shqipërisë. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër