Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, në konferencën e partisë i është përgjigjur Kadri Veselit pas deklaratës së tij se shefi i sigurimit kishte bashkëpunuar me opozitën. Haradinaj ka thënë se partitë opozitare nuk kanë pasur ndihmën nga policia.
“Ne nuk kemi pas ndihmë nga Policia e Kosovës”, ka thënë Haradinaj, duke mos e komentuar më shumë.
Ai ka shtuar se për pyetjet tjera do të përgjigjen në konferencën e përbashkët të partive opozitare, që do të mbahet në ora 1, në selinë e Nismës për Kosovën.
Dje, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se derisa kryesia e Kuvendit është munduar t’i ndal veprimet e deputetëve të opozitës, shefi i sigurimit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Shiqiri ka bashkëpunuar me opozitën.
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C