Kërcënimet e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, se Serbia mund ta nisë ushtrinë drejt Kosovës, nuk janë shqetësuese për kryeministrin Ramush Haradinaj.
Ai në një intervistë për Insajderi, ka thënë se Serbia nuk ka guxim që të nisë ushtarë për në Kosovë, por sipas tij edhe nëse kjo ndodhë, atëherë vendin do ta mbrojnë amerikanët.
“Nuk ka guxim që Serbia të nisë ushtri për në Kosovë. Neve ka kush na mbronë. Vetëm një ushtar amerikan të jetë këtu është e nevojshme. Neve në situata të tilla na mbronë Amerika”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Kreu i ekzekutivit, ka folur edhe për datën kur do të bëhet formimi i Ushtrisë së Kosovës, duke treguar ekskluzivisht për shtetet të cilat janë në përkrahje dhe në kundërshtim të formimit të saj.
Kuvendi një minutë heshtje për Rexhep Qosjen
Vitia: Qytetarët shumë shpejtë do të bëhen me sigurime shënd...
Vdes akademiku Rexhep Qosja
Yamal i nënshtrohet testeve mjekësore pas lëndimit me Celtan
Qeveria e Shqipërisë çon në Kuvend raportin me 86 faqe për n...
Ish-ambasadori holandez thirrje liderëve politikë në Kosovë:...