Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me vendimet e Qeverisë në detyrë për rritjen e pensioneve, pagës minimale dhe shtesave për fëmijë.
Sipas Haradinajt, masat janë të vonuara dhe do të kishin pasur nevojë të implementoheshin shumë vite më parë.
“Shumë vonë, shumë pak. Marre! Kjo rritje është dashur të ndodhë para shumë vitesh.Në takimin e parë të qeverisë sonë, pensioni bazik do të jetë 200 euro, ndërsa paga minimale do të jetë 600 euro. Shtesat për të gjithë fëmijët nga 0–16 vjeç do të kenë rritje të konsiderueshme. Nënat me dy fëmijë do të marrin 100 euro, ndërsa nënat me katër fëmijë do të marrin 300 euro në muaj”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info/
Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen dy persona nga Kosova në Ti...
Sulmon dhe kanos qytetarin me revole, policia i gjen arsenal...
CNN: Forcat amerikane tërhiqen nga Iraku
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë
Vodhi kabllo elektrike nga një kompani dhe i shiti, arrestoh...
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot dorëzohen dosjet për...