Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë i Kosovës në intervistën e parë pas dorëheqjes ka dhënë detaje rreth ftesës së Gjykatës Speciale dhe dorëheqjes së tij.
Kryeministri në këtë intervistë për emisionin “Pressing” të Televizionit T7 ka folur edhe heshtjen e ambasadorëve rreth lajmit se kryeministri i vendit ka dhënë dorëheqje.
“Ata kanë reagur për gjithçka. Mund të jetë një respektim i vendimit”, ka deklaruar Haradinaj.
“Po të ishte e kundërta ata shpesh e thonë”
Haradinaj ka thënë se vullneti i vendit është vazhdimi i dialogut.
“Dorëheqjen nuk e kam bërë për më e ndalë dialogun. Unë dua të e ndali vetëm ndarjen dhe Dodik republikën”, ka treguar Haradinaj.
“Ju kam thënë edhe ndërkombëtarve që të mos i bëjnë presion Kosovës. Nëse vazhdohet me presion ju siguroj se rajoni do destabilizohet”, ka deklaruar Haradinaj.
Pacolli: Jemi kthyer në një gjendje që i ngjan një dige që d...
Grabitje me armë në Slivovë të Ferizajt, arrestohen tre të d...
Real Madridi i beson projektit me Vinin dhe Mbappen në krye ...
Kurti përkujton të rënët e 19 prillit 1999 në Lipjan dhe zhd...
Dion Gallapeni asiston në fitoren e Wisla Plock
Çështja e Presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish