Mandatari i porsadekretuar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës Ramush Haradinaj thotë se konstituimi i Kuvendit të Kosovës është një lajm i mirë për vendin.
Për më tepër, siç shkruan ai, është një zhvillim pozitiv në përmbylljen e procesit të krijimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e qershorit 2017.
“Unë besoj fuqishëm që Parlamenti i Kosovës, do të jetë një arenë debatesh dhe ballafaqimi të argumentuar, ndërmjet shumicës parlamentare dhe opozitës. Poashtu jam i bindur se Parlamenti i Kosovës, do të jetë institucioni që do të luaj rol vendimtar në zgjidhjen e çështjeve jetike për vendin, duke shpresuar se deputetët do të jenë unik, posaçërisht në temat e interesit nacional shtetëror”, ka shkruar Haradinaj.
Ndërkaq, Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë nënkryetarëve, u ka uruar sukses në detyrën që kanë marrë.
“…i bindur se puna dhe përgjegjësitë e tyre do të jenë në pëputhje të plotë më demokracinë parlamentare në vend”, ka shkruar mandatari për formimin e Qeverisë së re.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...