Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në festimin e organizuar në përvjetorin e Pavarësisë së Finlandës.
Haradinaj me anë të një postimi në Facebook, tha se Finlanda është dëshmuar si një partner i fortë i Kosovës në procesin e shtetndërtimit.
“Sot, në përvjetorin e Pavarësisë së Finlandës, pata kënaqësinë që të jem në festimin e organizuar në këtë ditë të veçantë për shtetin dhe miqtë tanë. Finlanda është dëshmuar si një partner i fortë i yni në procesin e shtetndërtimit dhe të forcimit të subjektivitetit të Kosovës.”, ka shrkuar Haradinaj.
“Për këtë jemi përherë mirënjohës, me urimin më të mirë që marrëdhëniet tona të shkëlqejnë edhe në të ardhmen!”, shtoi ai.
“Gëzuar përvjetorin, Finlandë!”, përfundoi Haradinaj./Arbresh.info/
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...