Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se falë përkrahjes së Qeverisë dhe punë së kryetarit të Obiliqit, kësaj komune është duke iu kthyer dinjiteti dhe vëmendja e merituar.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kulturës në këtë komunë, në ditën e 20-vjetorit të Ditës së Çlirimit

“Në këtë ditë, vërtetë janë bashkuar shumë gëzime dhe të gjitha e kanë rëndësinë e vetë. Ne përulemi përgjithmonë për të gjithë ata që u flijuan për lirinë tonë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Më poshtë statusi i plotë:
Jam i lumtur që Komunës së Obiliqit, veçanërisht pas ligjit për Obiliqin, po i kthehet dalëngadalë dinjiteti, duke marrë vëmendjen e merituar.
Sot, pata nderin të isha i pranishëm në përurimin e Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Obiliqit që mban emrin e heroit kombëtar “Xhavit Haziri”, në një ditë të veçantë për qytetarët e kësaj komune që shënon edhe 20-të vjetorin e Ditës së Çlirimit.
Falë përkrahjes së Qeverisë dhe vendosmërisë së kryetarit Xhafer Gashi, ky qytet po ecë përpara me projekte infrastukturore dhe projekte të tjera që përmirësojnë jetën e banorëve.
Angazhimi ynë, i përbashkët do të vazhdojë!
Në këtë ditë, vërtetë janë bashkuar shumë gëzime dhe të gjitha e kanë rëndësinë e vetë. Ne përulemi përgjithmonë për të gjithë ata që u flijuan për lirinë tonë

Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...