Sot, Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje.
Pas saj, si çdo herë kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, iu është drejtuar mediave.
I pyetur për mundësinë e heqjes së taksë nga VV-ja dhe LDK-ja dhe atë ta zëvendësojnë me reciprocitet, Haradinaj tha se taksa duhet të mbetet dhe kushdo që e heq atë para njohjes së Kosovës nga Serbia bën gabim.
“Analiza është prezente në vazhdimësi, një vakuum prej produkteve serbe e mbulon prodhimi vendor. Politikisht nuk është vetëm taksa, por qëndrimet që i kemi mbajt e kanë konsoliduar Kosovën dhe e kanë bërë të pavarur nga tavolina e zonjës Mogherini”.
“E pëlqej idenë e reciprocitetit, por nuk duhet të ketë ndikim në taksë, taksa të mbetet, nuk e kuptoj pse duhet me heq taksën. Është gabim me heq taksën, pa e marrë njohjen, kushdo qe shkon asaj rruge, gabon shumë”, tha Haradinaj para mediave./arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...