Deputeti nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po mbahet debat parlamentar lidhur me arrestimin dhe dëbimin nga Kosova të gjashtë qytetarëve turq, deklaroi se ky aksion ishte një padrejtësi e madhe ndaj tyre dhe është e pashmangshme formimi i një komisioni hetimor për këtë çështje.
“Duhet të pajtohemi plotësisht për formimin e komisionit hetimor. Të gjithë pajtohemi që ka pasur një padrejtësi ndaj këtyre qytetarëve turq, mirëpo po ju them se edhe 312 qytetarë tjerë janë deportu nga Kosova në mënyrë të njejtë dhe askush nuk ka reaguar”, deklaroi Haradinaj.
Haradinaj shtoi që orientimi i popullit të Kosovës është pro përendimor, mirëpo rasti duhet hetuar dhe nga akterët pjesëmarrës të kërkohet llogari.
“Populli nuk e ndërron orientimin pro përendimor, mirëpo duhet të shihet se kush është përgjegjës për këtë dhe të kërkohet llogari”, përfundoi Haradinaj.
Haradinaj paraprakisht ka ironizuar me deputetët tjerë.
Ai tha se e pa kur foli deputetja turke në gjuhën e saj, gjysma e deputetëve po e ditshin gjuhën turke. Prandaj sipas Haradinajt i bie se shumica e qytetarëve turq nuk kanë nevojë të shqetësohen për jetën e tyre në Kosovë.
Përveç kësaj Haradinaj ka mbetur i befasuar se deputetët po i ditshin shumë gjëra, ndërsa disa tjerëve u tha se iu ka mbet merak që nuk kanë qenë deputet për ta votuar Hashim Thaçin president të Kosovës.
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA