Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni me PDK-në e Nisma, ka takuar sot princin e shqiptarëve Leka II.
Në një postim në Facebook, Haradinaj e quan kënaqësi takimin me Princin, në këtë kohë që sipas tij është shumë me rëndësi për gjithë shqiptarët.
“Kënaqësi e veçantë ta takosh, Naltësinë e Tij Mbretërore Leka II, Princ i Shqiptarëve, në këtë periudhë kohore me rëndësi për gjithë shqiptarët në Ballkan.
Orientimi dhe përkushtimi ynë i fuqishëm drejt integrimit të plotë në familjen euro-atlantike është garancë në ndërtimin dhe sigurimin e të ardhmes së sigurt për të gjithë shqiptarët, zhvillimin tonë, marrëdhënieve fqinjësore, bashkëpunimit dhe paqes afatgjate në Ballkan”, ka shkruar Haradinaj.
Kurse ne fjalimin e tij në selinë e AAK-së, princ Leka ka shprehur mirësi për Haradinajn, që ka kaluar problemet të cilat i rëndoheshin në Francë.
“Gjithmonë ndjehem mirë në Kosovë. Familja mbretërore gjithmonë do të jetë në shërbim të Kosovës. Më vjen mirë që i keni kaluar ato probleme në Francë”, është shprehur princi.
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...