Pas miratimit të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se që në ditën e parë të miratimit të këtij buxheti, ka shprehur rezervat e tij, kështu që miratimi i këtyre ndryshimeve ka qenë i domosdoshëm.
” Duke pasur parasysh situatën e rëndë ekonomike, që ka kapluar edhe vendet shumë më të zhvilluara, besoj që këto ndryshime do hapin rrugë për riparimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomi, pas mbylljes disa mujore”, ka thwnw Haradinaj./arbresh.info/
Postimi i plotë:
E mirëpres plotësimin dhe ndryshimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. Që në ditën e parë të miratimit të këtij buxheti, kam shprehur rezervat e mia, kështu që miratimi i këtyre ndryshimeve ka qenë i domosdoshëm. Duke pasur parasysh situatën e rëndë ekonomike, që ka kapluar edhe vendet shumë më të zhvilluara, besoj që këto ndryshime do hapin rrugë për riparimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomi, pas mbylljes disa mujore. E përsëris, që ekzekutivi duhet të procedojë sa më shpejt pagesën e subvencioneve ndaj operatorëve ekonomikë dhe të bëj plan afatgjatë të rimëkëmbjes.
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...