Polemika të ashpra janë zhvilluar sot në seancën e Kuvendin të Kosovës mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, dhe kryeminsitrit të vendit, Ramush Haradinaj.
Ishte fjalimi i kryeministrit Haradinaj për ndarjen në vetëvendosje ai që nxiti reagimin e Kurtit.
“Dallimi është se deputetet e Vetëvendosjes nuk janë familjarë e kusheri te mi , e madje edhe dy valë të daljes nga Vetëvendosje ne kemi mbet ma shumë se AAK-ja”, u kundërpërgjigj Kurti.
“Për çështjen e negociatave dhe dialogut ju e keni marrë stafetën prej presidentit dhe po vazhdoni njëjtë. Partia e kryeministrit Hardadinaj nuk e ka as qerekun e koalicionit qeverisës”, shtoi Kurti.
I shpejtë ishte edhe reagimi i Haradinajt.
“Janë disa punë që i ka ba qeveria e vendit. Ka edhe tjera që janë me pikëpyetje si rasti i Demarkaciont, ajo që është pikëpyetje është si s’tu ka dhimbtë raporti i Bulliqit, dhe ajo më bën me dyshu që ty s’ta ka ni për Demarkacionin”, ishte kundërpërgjigja e Haradinajt.
“Hera e parë që jemi në koalicion qeverisës dhe po bashkëqeverisim, ne nuk bëjmë lojëra, jemi më të gjithë dhe të gjithëve u jap dorën, ta kam dhanë dorën edhe ty po smujtem me qu gjatë”, shtoi kryeministri.
E Kurti përdori edhe fjalë popullore për të replikuar ndaj Haradinajt.
“Ju keni dalë prej rrugës, ju siç thotë populli u trashët tek ne në opozitë e u therret te Veseli”, ishte fjala e Kurtit./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen