Kosova dhe Shqipëria nuk do të kenë më kufi klasik mes vete. Ata që vizitojnë dy vendet nuk do të ndalen më nga policët kufitarë të të dyja anëve. Nëse gjithçka shkon siç duhet “schengeni” i dy vendeve do të hyjë në fuqi më 1 janar 2019.
Kjo është bërë e ditur mbrëmë në Skenderaj, nga ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko, i cili u tha kosovarëve se nga data 1 janar fillon lëvizja e lirë midis Shqipërisë dhe Kosovës duke thënë se ky është vendim i kryeministrit Edi Rama. Por, Majko nuk përmendi autoritete e Kosovës.
Ndërkaq, sot për Gazetën Express zyrtarë nga kabineti qeveritar i kryeministrit kanë konfirmuar se idesë së tillë i ka dhënë dritë të gjelbër edhe Ramush Haradinaj.
“Kryeministri Ramush Haradinaj pas evaluimit të saktë të të gjitha informacioneve nga MEF, Dogana dhe Mekanizma të tjerë relevant, e ka dhënë dritën e gjelbërt për këtë proces”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë për Gazetën Express.
Sidoqoftë, kumtimi i këtij lajmi nga Majko gjatë manifestimit të netëve kushtuar mërgimtarëve në Skenderaj i gëzoi shumë kosovarët. Lajmin e pritën me duartrokitje dhe brohoritje.
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca