Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka porositur kryeministrin Avdullah Hoti se ai nuk mund të shkojë qosheve të punojë vetëm për çështjen e dialogut, por paraprakisht duhet të informojë të gjitha partitë politike, në mënyrë që të mos bëhen gabime si në rastin e demarkacionit.
“Unë nuk i dal në mbrojtje një marrëveshje që bëhet qosheve. Më duhet t’i them jo çdokujt”, është shprehur Haradinaj në DebatPlus të TV Dukagjinit.
Duke folur rreth deklarimeve të Hotit se Haradinaj ka qenë në njohuri të procesit të dialogut dhe emërimit të Skënder Hysenit për koordinator shtetëror, Haradinaj ka thënë se ai ka burimet e tij të informatave dhe është në njohuri për ‘sekuencat e takimit Hoti-Vuçiq’, porse këto informata nuk i ka nga Hoti.
“Sot ia bëra me dije Hotit disa nga këto sekuenca, se e di çdo detaj të takimit. E di se ku është dreqi”, ka thënë kryetari i AAK-së.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...