Ramush Haradinaj duke folur në “Opinion” tha se ka ambicie për kryeministër i Kosovës. “Dua të marr përgjegjësi të drejtoj vendin”, tha ai.
Lideri i AAK akuzoi qeverinë “Mustafa” se ka punuar në dëm të Kosovës dhe ishte ngjarje e lirë që kjo qeveri u rrëzua. Sipas tij, demarkacioni dhe zajetnica janë gabimet kryesore të Mustafës.
Ndërsa fevziu i kujton se qeveria e drejton partia e parë që fiton zgjedhjet, ai tha se VV dhe PDK nuk janë para AAK me vota. “S’jemi larg njëra tjetrës. Edhe ne kemi përkrahje gjithnjë në rritje”, u shpreh ai, duke shtuar se ishte i hapur edhe për koalicione. Deri tani jemi në koalicion me Nismën por jemi të hapur edhe për partitë e tjera, shtoi ai.
Ndërsa pyetjes nëse AAK vazhdon të jetë e fortë në Dukagjin dhe e dobët në Prishtinë, ai tha se “është e vertetë që AAK po fiton terren edhe në zonat e mëdha urbane të Kosovës…”
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar