Një ditë pas zgjedhjeve kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalë në konferencë dhe u ka thënë gazetarëve se nuk është i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Haradinaj ka thënë se do të punojmë për një qeveri të opozitës, por assesi koalicion me VV-në.
“E pranoj se gara ka qenë e ashpër, u jam mirënjohës votuesve që kanë votuar koalicionin Kosova Fituese. E pranoj se rezultati nuk është i mirë nuk jam i kënaqur më këtë rezultat. Gjithsesi që do të reflektojmë pas këtij rezultati. Ne do ta vazhdojmë këtë rrugëtim, kisha pasur dëshirë që Kosova të ketë një rezultat më të mirë të opozitës. Ne e shohim që në këtë politikë që e kam udhëheq si ndaj mashtruesit që e udhëheq Kosovën, pra qeverisë mashtruese, mendoj që është në nderin tim që të ndihmoj një qeveri të opozitës e assesi koalicion me VV-në”, tha Haradinaj.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit