Mbi 10 autobusë me gati 350 nxënës gjenden kanë mbetur të bllokuar në Qendrën Turistike në Brezovicë.
Këta autobus janë me nxënës të shkollave të mesme të Prishtinës dhe Gjakovës, shkruan arbresh.info.
E pas marrjes së lajmit ka reaguar menjëherë edhe Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. Ai përmes një statusi në Facebook ka treguar se ai i ka bërë thirrje FSK-së dhe Policisë së Kosovës që të intervenojnë në Brezovicë.
“Sot me të marrë lajmin se në Brezovicë një autobus me nxënës kishte rrëshqitur e disa autobus të tjerë ishin bllokuar nga te reshurat e mëdha të borës, u kam bërë thirrje për të intervenuar të gjithë mekanizmave të sigurisë së vendit”, ka shkruan Haradinaj.
Ky është postimi i plotë i Haradinajt:
Sot me të marrë lajmin se në Brezovicë një autobus me nxënës kishte rrëshqitur e disa autobus të tjerë ishin bllokuar nga te reshurat e mëdha të borës, u kam bërë thirrje për të intervenuar të gjithë mekanizmave të sigurisë së vendit.
Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Policinē e Kosovës, kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar nxënësit, si dhe kanë debllokuar rrugën.
Të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion, i falënderoj për gatishmërinë dhe i përgëzoj për profesionalizmin e lartë. RH./Arbresh.info
Orlando triumfojnë ndaj Denverit me rikthim spektakolar
2.86% e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e votës deri në or...
Ramush Haradinaj voton në Gllogjan me nënën Rukë, bën apel p...
DnV: Votimi po zhvillohet normalisht, me disa parregullsi të...
Stuhi dëbore në SHBA, anulohen 9 mijë fluturime
Hedh votën ish-presidentja Jahjaga, inkurajon qytetarët që t...