“Kam mbrojtë qëndrime parimore, dhe do të vazhdoj kështu. I jam falënderues votuesve të PDK, strukturës dhe kryetarit Veseli, ashtu siç i jam mirënjohës NISMA-s dhe AKR-së, por borxh i kam veç qytetarëve të vendit. Nëse është në të mirë të vendit, kurdo shkojmë në zgjedhje,” është shprehur Haradinaj në një konferencë për medie, shkruan arbresh.info.
Ai e mirëpret kandidaturën e kreut të PDK-së, Kadri Veselit, për kryeministër, por shton se do të jetë i fundit që do të prishtë kontratën e partnerëve të koalicionit.
“PDK-ja është legjitime me pas një kandidat për kryeministër. Kushdo që është i gatshëm me e ndalë këtë kontratë edhe na jem të gatshëm, por prej natyre i fundit e lëshoj kontratën. Sa të jem në punë po punojmë, kur të merremi vesh shkojmë në zgjedhje,” është shprehur Haradinaj./arbresh.info/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...