Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.
Haradinaj ka shprehur mirënjohje për policët që sonte do të jenë në punë.
“I kam dy porosi. Mirënjohje për punën që e bëjnë policët e policet në gjithë vendin në kushte jo të volitshme. Posaqërisht mirënjohje për popullin për punën që bënë. Sonte kur ne festojmë në shtëpitë tona, mijëa policë janë duke ruajtur qetësinë”, ka thënë ai.
Ai ka bërë apel tek qytetarët që të festojnë në mënyrë adekuate, jo me armë.
“Bëjë apel tek qytetarët të mos gjuajnë me armë zjarri pasi që në të kaluarën kemi pasur edhe plagosje, të ruhen nga mjetet pirotektnike. Lus qytetarët tëm mos drejtojnë makinat e tyre nën ndikim të alkoolit. Janë bërë të tepërta këto aksidente. Të festojmë në mënyrë adekuate”, ka thënë ai./arbresh.info
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...