Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe te varri i dëshmorit Agron Rrahman, në 22-vjetorin e rënies së tij, si dhe te varret e bashkëluftëtarëve Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella dhe Arben Rexhaj.
Haradinaj, ka thënë se veprat dalëzotëse për atdheun si ato të Agron Rrahmanit, janë pragu më i lartë i krenarisë kombëtare.
“Në 22-vjetorin e rënies, për të nderuar veprimtarinë e Heroit të Kombit, komandantit të guerileve të para, Agron Rrahmani, së bashku me familjen, kam bërë homazhe pranë varrit të tij. Vepra e dalëzotësve të Atdheut si Agroni, i cili u vu në ballë të organizimit të luftës çlirimtare, është pragu më i lartë i krenarisë sonë kombëtare. Po sot, në nderim të kontributit të tyre për lirinë e Kosovës, bëra homazhe te varret e bashkëluftëtarëve, Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella dhe Arben Rexhaj. Lavdi e përjetshme!”, shkruan Haradinaj.
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...