Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan, në nderim të 102 civilëve shqiptarë të ekzekutuar barbarisht nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Në këtë përvjetor, Haradinaj ka ndarë dhimbjen dhe kujtimin me familjarët e të rënëve, duke e quajtur këtë krim një akt të qëllimshëm të shfarosjes së shqiptarëve në tokën e tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi se këto masakra janë dëshmi e çmimit të lartë që populli i Kosovës ka paguar për lirinë dhe shtetin që gëzojmë sot. Ai nënvizoi se krimet e Serbisë nuk mund të harrohen e as të falen, duke kërkuar vendosjen e drejtësisë për viktimat.
“Sot, në përvjetorin e këtyre masakrave, kemi kujtuar e nderuar me pietet edhe eprorët dhe luftëtarët e kësaj ane, që ranë në beteja të ndryshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin: Skënder Çeku nga Qyshku, Jahë Kabashi, Blerim e Bekim Kelmendi, dhe Rifat Veseli nga Llabjani,” shkroi Haradinaj.
Ai theksoi se Kosova është ende e mbushur me varre të shqiptarëve të ekzekutuar, ndërsa shumë të tjerë ende nuk janë gjetur. “Drejtësia për viktimat duhet të vihet në vend! I përjetshëm qoftë kujtimi për të rënët për liri!”, përfundoi ai./Arbresh.info
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...