Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Qëndresa e tyre përmbysi shekujt e robërisë

10:26 | 6 Mars 2026
E.K

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, bëri sot homazhe në Ditën e Dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përkujtuar sakrificën e luftëtarëve për liri.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkroi se Epopeja e UÇK-së kujton përpjekjet për liri ndër shekuj, bashkëluftëtarët e rënë dhe se ëndrrat më të mëdha bëhen realitet kur je i vendosur dhe në të drejtën e Zotit.

“Në Prekazin e Komandantit Legjendar Adem Jashari përulemi para sakrificës më sublime për liri dhe përkujtojmë qëndresën heroike që u bë themel i shtetit tonë. Familja heroike Jashari, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, nuk u përkul para shtypjes dhe okupimit. Qëndresa e tyre përmbysi shekujt e robërisë dhe mbeti përjetësisht në kujtesën e kombit si një rast unik i flijimit për lirinë e atdheut. Lavdi të rënëve ndër breza! Lavdi luftës së UÇK-së!”, shkroi i pari i AAK-së.