Kandidati për kryeministër nga ana e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka folur për projektin e Autostradës së Dukagjinit.
Në një tubim në qytetin e Pejës, Haradinaj ka thënë se autostrada që e lidh Pejën, Istogun, Deçanin, Gjakovën dhe Prizrenin është e nevojshme dhe ajo do të ndodhë.
Tutje Haradinaj ka thënë se çështja e ndërtimit të kësaj autostrade tanimë është e mbyllur.
Ka kohë që për këtë projekt është folur shumë. Kandidatë të shumtë për deputetë janë deklaruar pro ndërtimit të kësaj autostrade por nuk pajtohen me koston. Të shumtë kanë qenë ata që kanë deklaruar se kostoja e projektit është shumë e madhe.
Ndërkohë ka edhe të atillë që thonë se nëse autostrada është e mbyllur atëherë do të dëmtoheshin bizneset e shumta të cilat gjenden gjatë rrugës Pejë-Prizren.
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në emisionin DPT te Fidani kishte thënë se projekti i autostradës është i përfunduar dhe nuk ka kthim prapa.
“I ka vdek nëna kësaj pune”, kishte thënë Lekaj. /Express/
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër