Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar pas reshjeve të fundit që kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Kosovës.
Ai ka theksuar se është urgjencë kombëtare që institucionet, si ato qendrore, ashtu edhe lokale, të shumëfishojnë përpjekjet për të përballuar pasojat e përmbytjeve.
“Situata e krijuar pas reshjeve të vazhdueshme, që kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Kosovës, është tejet shqetësuese. Në disa vendbanime ka filluar edhe evakuimi i banorëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai gjithashtu ka njoftuar se ka kontaktuar kryetarët e komunave nga Aleanca për të marrë informacion mbi veprimet që po ndërmerr pushteti lokal për menaxhimin e kësaj situate emergjente
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”