Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke vlerësuar procesin si një dëshmi të pjekurisë demokratike të vendit.
“Edhe një herë, Kosova dëshmoi se di të organizojë zgjedhje me standarde të larta demokratike. Shpreh vlerësimin dhe falënderimin tim për të gjitha institucionet e vendit për punën e shkëlqyer që kanë bërë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai ka theksuar se dita e zgjedhjeve konfirmoi fuqinë dhe stabilitetin politik të Aleancës, e cila ka triumfuar në pesë komunat ku ka qeverisur deri tani, ndërsa do të jetë pjesë e bashkëqeverisjes në mbi dhjetë të tjera. Në kuvendet komunale, sipas tij, AAK do të përfaqësohet me 98 asambleistë.
Haradinaj ka shprehur mirënjohje të veçantë për aktivistët dhe strukturat e partisë, përfshirë diasporën, për përkushtimin dhe angazhimin e tyre gjatë procesit zgjedhor.
“Për 87.358 qytetarët që na besuan dhe mbështetën projektin tonë politik, ju siguroj se do të punojmë edhe më me ngulm për ta respektuar këtë besim, duke punuar, avancuar dhe u reformuar për zgjedhjet e ardhshme”, ka shtuar ai.
Haradinaj ka falënderuar kryetarët e rizgjedhur të komunave, Ardian Gjinin në Gjakovë, Bali Muharremajn në Suharekë, Bashkim Ramosajn në Deçan, Smajl Latifin në Rahovec dhe Zenun Elezajn në Klinë, duke i cilësuar si dëshmi të vlerës së vazhdimësisë dhe qeverisjes së përgjegjshme.
“Ky është një rezultat i madh dhe një konfirmim i qartë se modeli i qeverisjes së Aleancës sjell ndryshime reale dhe pozitive për qytetarët. Aleanca është këtu dhe do të mbetet me rezultate e punë edhe më të madhe”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...