Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Aleanca e sheh diasporën si forcë të pazëvendësueshme të Kosovës dhe të proceseve tona shtetformuese.
Në një takim me strukturat e Alëancës në Lörrach të rajonit Baden-Württemberg, Haradinaj konfirmoi Nezir Gashin, vëllain e dëshmorit Hazir Gashi, kandidat për deputet, transmeton Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Strukturat e Aleancës në diasporë janë të mobilizuara për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në këtë frymë, sot në Lörrach të rajonit Baden-Württemberg, në një takim me strukturat e Aleancës në këtë nëndegë, ku i pranishëm ishte edhe shefi i Shtabit Zgjedhor, Bekë Berisha, u konfirmua kandidatura e Nezir Gashit për deputet.
Nezir Gashi, nga Qupeva e Klinës, vëlla i dëshmorit Hazir Gashi, përfaqëson më së miri angazhimin, besnikërinë dhe përkushtimin e diasporës sonë. Ai është një aktivist i palodhur i Aleancës dhe i kauzës shqiptare në mërgatë.
Kjo është dëshmi se Aleanca e sheh diasporën si forcë të pazëvendësueshme të Kosovës dhe të proceseve tona shtetformuese.
Më 28 dhjetor, vëllezër e motra nga mërgata, ju presim në atdhe që të festojmë bashkë.
Jemi bashkë!/Arbresh.info
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...