Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se Albin Kurti është kryeministri më i dobët që ka pasur Kosova.
Haradinaj ka thënë se arsyeja që votuan në rezolutën për ndalimin e referendumit të Serbisë në Kosovë, ka qenë vetëm sepse nuk donin të dobësonin pozicionin e Kosovës.
“E pamë edhe vetë. Nuk duam të godasim qeverinë në këtë mënyrë. Në pozitën që është Kosova, nuk na konvenon që të jemi të përcarë dhe duhet të jemi bashkë. Kushdo, jo vetëm kjo qeveri, e ka përkrahjen tonë në përballjet me Serbinë”, tha ai.
“Qartësia jonë në referendum u ndihmoi të gjithëve. Duhet të përmendim njohjen reciproke pasi ndryshe nuk mund të vazhdojmë”, shtoi.
Haradinaj mohoi cdo formë të bashkëpunimit me qeverinë.
“Nuk duam aspak të bashkëveprojmë. Albin Kurti është kryeministri më i dobët që ka pasur Kosova. Nuk kemi interes për bashkëpunim me këtë qeveri”, shtoi ai.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...