Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij nuk do ta mbështesë Albin Kurtin për një mandat të tretë si kryeministër të vendit.
Haradinaj theksoi se AAK-ja nuk do të japë votë për Kurtin, madje as në rast se si shkëmbim do t’u ofrohej posti i presidentit të Kosovës.
“Nuk mundet me pas në këto rrethana votë për Albin Kurti, e kemi një bjeshkë në mes. Nuk kisha dashur ta komentoj fare. Nuk do të ketë votë. Nuk ka ndryshuar diçka që ne me ndryshu qëndrim. [Nëse ua ofron postin e presidentit?]. Faleminderit shumë, nuk ia japim votën, në këto rrethana. Nuk jemi të gatshëm dhe nuk është temë më në tavolinë presidenti… Nuk e përjashtoj kurrë mundësinë që do të ketë Kurti 3, se është e padrejtë në politikë që të thuhet nuk ka me u bë. Por unë nuk shoh zgjidhje, në matematikë aq sa kam përvojë parlamentare, se ai i ka vetëm 48 deputetë, i mungojnë edhe një numër i theksuar, minimalisht edhe 14 deputetë”, ka thënë Haradinaj në një intervistë në Klan Kosova.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...