Përfaqësues nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mbajtën sot në Prishtinë një tubim me rininë e kësaj partie, ku u tha se zgjedhjet nuk janë larg dhe se Aleanca është e ardhmja e Kosovës.
Kryetarja e Aleancës së të Rinjëve, Diellza Hoti shprehu optimizmin se kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj shpejtë do të kthehet në Kosovë.
Prezent në këtë tubim ishte edhe deputeti i Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj. I pyetur nga të pranishmit nëse AAK-ja do të bënte ndonjë koalicion parazgjedhor, ai tha se AAK tanimë ka një koalicion me partinë Nismën për Kosovën dhe se koalicioni më i mirë që AAK-ja ka është ai me rininë e Kosovës.
Nënkryetari i partisë, Gazmend Abrashi përmendi disa nga vizionet e AAK-së nëse vie në pushtet, ndër të cilat rifunksionalizimin e Trepçës dhe marrjen e plotë nën kontrolle të liqenit të Gazivodës.
Prezent në këtë tubim ishin e zëdhënësi i AAK-së Muharrem Nitaj dhe kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi. /
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit