I pari i Qeverisë, Albin Kurti ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Kurti tha se Kosova i feston këto arritje të fqinjëve, derisa tha se iu bashkohet zotimeve për reforma drejt BE-së.
“Urime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Kosova feston arritjet e juaja historike dhe iu bashkohet në zotimet drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin tonë në Europë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Gjatë ditës Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e ka uruar edhe presidentja Vjosa Osmani, teksa iu drejtua Bashkimit Evropian me kërkesën e kamotshme për liberalizim të vizave. /arbresh.info/
Congratulations to Albania and North Macedonia for opening accession negotiations with the European Union.
Kosova celebrates your historical achievement and joins in your commitment towards reforms that will transform your countries and strengthen our region and Europe.— Albin Kurti (@albinkurti) July 19, 2022
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...