Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar është hapur thirrja për aplikim për transportin publik që do ta subvencionojnë.
Durmishi bëri të ditur se do të ketë linja të reja të transportit publik në veri e jug të Mitrovicës, shkruan Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Te dashur qytetarë,
Lajmet e mira për Republikën, e sidomos për Mitrovicën, nuk kanë të ndalur. Sot kemi shpallur thirrjen për aplikim për transportin publik që do ta subvencionojmë, me qëllim që të lidhim edhe më shumë njerëzit dhe ta bashkojmë edhe më fort Jugun me Veriun.
Do të ketë linja autobusi nga Mitrovica e Jugut për në Leposaviq e deri në Jarinjë, për në Zubin Potok e deri në Bërnjak, nga Jugu i Mitrovicës për te Kroi i Vitakut dhe në Zhazhë, Bistricë e Cerajë, si dhe nga Mitrovica e Jugut për në Banjskë dhe fshatrat e tjera të Zveçanit, dhe anasjelltas.
Lëvizje e lirë, bashkim i qyteteve, bashkim i njerëzve.
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...
Lajçaku përfshin Gjukanoviqin në dosjet e Epsteinit
Burime amerikane: ShBA mund të nis një sulm kundër Iranit të...
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin