Ministria e Infrastrukturës ka hapur të hënën tenderin për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë. Vlera e projektit është 38 milionë euro.
ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se plot 38 milionë euro janë ndarë për përfundimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë, raporton arbresh.info.
“Tani pasi që ka përfunduar elaborati i shpronësimit dhe që kemi marre deklaratën për disponueshmërinë e mjeteve nga MFPT, sot është hapur afati për pranimin e tenderëve për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë, ka shkruar Aliu në “Facebook”./arbresh.info/
Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Pri...
Drenica transferon Victor Da Silvan
Nuk raportohet për të lënduar nga zjarri në Gjakovë, policia...
Zjarr i madh në një objekt në Gjakovë
Xheneta futet brenda shtëpisë së Big Brother për 24 orë
Përmbytjet, Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave