Në sheshin e qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi i produkteve vendore, në të cilin produktet e tyre i kanë ekspozuar prodhues nga e gjithë Kosova.
Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Podujevës Avni Fetahu tha se Panairi i produkteve vendore në Podujevë tashmë është bërë tradicional dhe është një mundësi e mirë që prodhuesit t’i plasojnë produktet e tyre.
Ai tha se kjo është një mundësi e mirë që prodhuesit t’i promovojnë dhe shesin produktet e tyre, meqë panairi vizitohet nga qytetarë të shumtë.
Panairi i sivjetmë është hapur në kuadër të projektit “Themelimi i Qendrës për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve të Llapit dhe Gollakut” në Sfeçël, projekt i financuar nga BE-ja dhe Komuna e Podujevës.
Në panairin që do të qëndrojë i hapur dy ditë, më 4 dhe 5 nëntor, përveç prodhuesve nga Podujeva, produktet e tyre vendore, artizanale, bujqësore e ushqimore, do t’i ekspozojnë edhe prodhues nga lokalitete të ndryshme të Kosovës.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...