Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ri themeloj Lotarinë e Kosovës ku do të kthehen në punë 62 punëtorë, shkruan arbresh.info.
Kjo u bë me propozimin e Ministres së Financave, Hykmete Bajramit.
“Rithemelimi i Lotarisë së Kosovës, pas ndalimit të funksionimit të lotarisë së Kosovës, legjislatura e kaluar ka kërkuar që kjo çështje të ketë trajtim të veçantë ligjor, sot prezantojmë projektligjin për rithemelimin e lotarisë së Kosovës që parashihet të jetë suksesor juridik i ish-subjektit lotaria e Kosovës. Mund të organizojë vetëm lojërat numerike, jo edhe llojet tjera të lojërave”, ka thënë ajo.
Ajo sqaron se kjo nuk do të thotë se do të hapen edhe bastoret e kazinot.
“Qeveria është aksionar dhe organ mbikëqyrës është bordi, emërohet sipas kritereve të qarta që garantojnë cilësi dhe procedura transparente.
Ky ligj nuk i rihap lojërat e fatit, po e ri themelon lotarinë, lojërat numerike dhe Instant, nuk po bëjmë hapje të kazinove apo bastorëve”, tha ajo./arbresh.info/
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...
Konfiskohet autobusi që transportonte nxënës në autostradën ...
Irani kërkon garanci për pjesëmarrjen në Kupën e Botës
Drejtori i OBSh: Hantavirusi nuk është tjetër COVID, rreziku...
Vazhdon regjistrimi i diasporës për votim
Palatova e Zyrës së BE: Duam një udhëheqje që bën kompromise...