Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mori pjesë në hapjen e punimeve të Kongresit të 6-të Ballkanik të Kirurgjisë Maksillofaciale dhe Kirurgjisë Orale.
Në fjalën e tij, Vitia u shpreh se një kongres i tillë është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi që bën bashkë profesionistë të fushës të cilët përmes diskutimeve, prezantimeve dhe punëtorive, ndajnë përvojat për arritjet e fundit shkencore, teknolgjike si dhe teknikave operative, përcjell Arbresh.info.
Tutje ai tha se Ministria e Shëndetësisë ofron mbështetjen e parezervë në avancimin e teknikave të reja diagnostikuese dhe operative në funksion të shërbimeve sa më cilësore për qytetaret tanë.
“Uroj që ky kongres, përveç shkëmbimit të përvojave më të mira dhe sjelljen e inovacioneve në shërbimet shëndetësore, të shërbejë dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit me institucionet që ju përfaqësoni. Falë punës tuaj, përvoja dhe njohuritë e fituara do të barten edhe tek brezi i ri”, tha ministri Vitia.
Kongresi i 6-të Ballkanik i Kirurgjisë Maksillofaciale dhe Kirurgjisë Orale do të mbajë punimet nga data 6 deri më 8 tetor./Arbresh.info
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...