Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.
Ai ka deklaruar se procesi i votimeve ka filluar mirë. Sipas tij rezultatet preliminare do të dalin në orët e vona.
Radoniqi u bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.
Pasi shfrytëzoi të drejtën e tij për të votuar, Radoniqi bëri thirrje që të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për të votuar.
Radoniqi iu bëri thirrje edhe subjekteve politike garuese por edhe Këshillave të vendvotimeve të kontribuojnë në mbarëvajtje të procesit zgjedhor./rtk
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së