HANDIKOS sot ka përfunduar shpërndarjen e 73 pajisjeve teknologjike – tabletë për fëmijët me aftësi të kufizuara në 15 komuna të Kosovës, me qëllim të lehtësimit të ndjekjes online të aktiviteteve shkollore në përgjithësi.
Bashkërisht me tabletë, fëmijëve përfitues u janë dhuruar edhe çanta me materiale shkollore dhe higjienike, përfshirë maska mbrojtëse dhe dezinfektues.
Ky intervenim u mundësua në kuadër të projektit ”Avancimi i situatës së fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë”, i mbështetur nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe me financim të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë./arbresh.info/

Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media