Plani i Berlinit për Ballkanin Perëndimor, Agjenda “Berlin Plus”, nuk është zëvendësim për anëtarësim në BE, por vetëm një tregues i angazhimit të fortë të shteteve anëtare, veçanërisht Gjermanisë, për investime të mëtejshme dhe angazhimit në rajon, tha Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, shkruan arbresh.info.
Han tha se është mirënjohës për çdo ide që mund të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe ka shtuar se ai do të kishte qenë edhe më mirënjohës kur ajo nuk ishte vetëm një ide, por kur ajo do të plotësohet me fonde të caktuara, duke shtuar se “qëllimi ynë i përbashkët është paqja, stabiliteti dhe prosperiteti”.
https://twitter.com/JHahnEU/status/872724261718429696
Këto komente Hahn i bëri në një konferencë për medie, pas takimit me presidentin e Serbitë, Aleksandar Vuçiq, shkruan arbresh.info.
Ata thanë se formimi i një tregu të përbashkët në rajon do të sjellë të mira për të gjitha vendet.
Në konferencën për shtyp, pas takimit, ata theksuan se tregu i përbashkët është shans shumë i mirë për të gjitha vendet në rajon, dhe ka të bëjë me një treg prej 20 milion njerëzve./arbresh.info/
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...