Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot gratë e Krushës në ambientet e koperativës bujqësore “Krusha”.
Hamza ka thënë se puna e Fahrije Hotit dhe e grave të Krushës nuk është thjesht një punë e zakonshme, por frymëzim për të gjithë ne, shkruan Arbresh.info.
Nga kultivimi i produkteve bujqësore që e filluan për mbijetesë, Hamza ka thënë se ato arritën të ndërtojnë një biznes shumë të suksesshëm.
“Është inkurajues fakti se ju jeni biznes i themelun edhe i udhëhequr nga gratë. Ju këtu punësoni gra, vajza dhe është krenari me ju pa. Na kemi parapa që të ketë lehtësira për biznese, sidomos ndërmarrjeve që merren me përpunimin e produkteve bujqësore. Sigurisht që duhet të ketë grante, duhet të ketë zgjerim të subvencioneve. Jemi tu punu shumë dhe do ta bëjmë sigurimin e kulturave bujqësore. Përtej kësaj, sidomos me grante, do të ndihmojmë në zgjerimin e kapaciteteve përpunuese. Nuk është e mjaftueshme veç me prodhu, po është e rëndësishme edhe me i paketu, edhe me i konservu, edhe me i rujtë, edhe me i përmbush standardet për me eksportu”, ka thënë Hamza./Arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...